Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Fatbardh Kadilli shpall kandidaturën për kryetar partie të PD-së: Një projekt të ri kundër të dështuarit

12:00 / April 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatbardh kadilli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatbardh Kadilli anëtari i kryesisë së PD që ka shpallur kandidaturën për kryetar partie duke kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, ka deklaruar në një konferencë me gazetarët se kreu i PD duhet t’i japë vlerë votës. Ai thotë se nëse vota zgjedh mes Lulzim Bashës dhe një thesi me miell, ky është problemi i Lulzim Bashës.

Kadilli theksoi se kanë qenë katër qarqe ku ai ka bashkëpunuar me Bashën dhe rezultati ka qenë i shkëlqyer, por nuk dha emra. Kadilli deklaroi se nisma e tij nuk ka të bëjë me një frymë grupi kundër një grupi tjetër brenda PD por një projekt i ri kundër një projekti të dështuar.

“Lulzim Basha ka detyrën e parë që të mos ia vjedhin. Ai duhet t’i japë vlerë votës që askush të mos e shesë votën. Nëse vota zgjedh me Lulzim Bashës dhe një thesi me miell, ky është problemi i Lulzim Bashës. Zgjedhjet në PD kanë një afat statutor.

Afati limit është data 22 e këtij viti. Kam plotësuar çdo lloj detyre që më ka dhënë kryetari i partisë. Janë të paktën 4 qarqe ku rezultati është shumë i mirë. Atje ku kam pasur një rol. Janë katër qarqe ku rezultati është i shkëlqyer. Nuk po i nxjerr.

Unë nuk i kam hyrë kësaj rruge si një grup kundër një grupi por si një projekt kundër një projekt. Një projekt i dështuar kundër një projekti të ri. Përgjegjësia nuk mund të barazohet nga kryetari i partisë te anëtari i kryesisë. Ka një hierarki përgjegjësie. Unë nuk jam në konflikt funksioni”, deklaroi Kadilli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama fton sërish studentët për dialog, do prezantojë dhe ‘dritare’ të re komunikimi

09:43 / November 6, 2026

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet, certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit

20:19 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.