Deputeti socialist Fate Velaj i është përgjigjur Bujar Nishanit lidhur me lajmin për heqjen dorë nga nënshtetësia e djalit të ish presidentit.
Velaj thotë se ndryshe nga i biri i Nishanit, Austria i ka lejuar dyshtetësinë. Në një postim të tijin Bujar Nishani tha se shteti austriak nuk lejon dyshtetësinë.
Lexo edhe: I biri la nënshtetësinë shqiptare, reagon Nishani
Por Velaj shpjegon procedurat se si e ka marrë dyshtetësinë, edhe pse Austria nuk e lejon.
Postimi i Fate Velaj:
Austria nuk e lejon dynënshtetësinë. E jep atë vetëm në rastet kur, personi, ka merita dhe kontribute të vecanta për Republikën e Austrisë. Unë, në vitin 1997, mora të drejtën e nënshtetësisë austriake por, me kusht, të lija atë shqiptare të cilën e kryeva në 1999. Në vitin 2006, bëra keërkesën për dynënshtetësinë dhe dorëzova një dosje ku tregohej puna ime në, dhe për Austrinë. Pas 6 muajsh, pasi dosja kaloi në shqyrtim dhe u firmos nga bashkia e Vjenës dhe ministria e arsimit dhe kulturës, shkoi tek presidenti i Austrisë i cili firmosi dekretin. Me të, erdha në Tiranë dhe bëra kërkesën për rimarrje të nënshtetësisë shqiptare.

