Historikisht vajzat dhe gratë janë gjendur nën presion për të patur një trup perfekt, gjë që është thelluar akoma më shumë vitet e fundit prej mediave sociale. Sipas psikanalistes dhe autores së librave bestseller, Susie Orbach- e cila dikur ishte terapiste e Princeshë Dianas- gratë janë duke modifikuar trupin, siç edhe përpiqen që të paraqiten me imazhin e rremë që japin e marrin nga influencat online. Vajzat që në një moshë fare të vogël janë të kushtëzuara që të mendojnë mbi operacionet kozmetike në një industri që nxitet dhe përfiton nga trupi i tyre. Përballë këtij realiteti virtual, shumë gra e vajza përpiqen të ndryshojnë veten dhe format e tyre.
Këtë problem e kanë prekur shumë figura të njohura në botë dhe në vendin tonë, duke dhënë mesazhe të rëndësishme për të gjitha gratë dhe vajzat, sikurse ka bërë së fundmi edhe gazetarja dhe moderatorja Fatma Haxhialiu. Ajo ka postuar një video ku fillimisht përpiqet të mbajë barkun, truk të cilin e përdorim të gjitha, e më pas tregon si duket pa komplekse. Në shkrimin shoqërues tē kësaj video, Fatma shprehet se të gjitha kemi tule kur ulemi e lëshohemi, e shumica kanë strija, lëkurë të varur, celulit dhe 100 defekte të tjera.
Fatma e mbyll shkrimin e saj duke iu treguar përgjigjen që duhet t’i jepni gjithë personave që ju tregojnë si të dukeni e të jeni në jetë. Me gjithë edukatën që ju karakterizon, siç thotë Fatma, kthejini përgjigjen: “Po ik o pirdhu kush te pyeti!”