Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Fatma Naçi nuk i mban dot lotët/ Shpresoj që bujaria jonë do të jetë më e madhe

21:58 / May 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
naci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas transmetimit të historisë së familjes Omeri në fshatin Stroskë të Prrenjasit, Elvisi së bashku me Fatmën shkuan për t’i takuar.

“Dalin këta fëmijë në orën 05.00 të mëngjesit mbledhin kërmij, shkojnë në shkollë me këmbët e lagura, punojnë edhe pse janë 6 vjeç, 10 dhe 12 vjeç. Është një tmerr i vërtetë, më vjen mirë që e trajtuam këtë rast. Duhet ta ndihmojmë këtë familje. Jemi në vitin 2020 dhe dëgjojmë këto lajme. Një fëmijë që qan dhe lëngon. Ky është fundi. Sot do t’i takojmë dhe shpresojmë tu japim lajme të mira. Imagjino për një prind që fëmijët detyrohen dhe i dalin në orën 05.00 të mëngjesit. Dalin mbledhin kërmijë, u lagën këmbët, ashtu shkojnë në shkollë, imagjino çfarë shkolle bëjnë e çfarë arsimi do të kenë apo perspektive në jetë. Ata kanë borxhe kanë 10 milionë lekë borxhe, duhet t’i vendosim një pension, se pa pension ata do dalin sërish të punojnë që në 05.00 të mëngjesit. Edhe shtëpia e tyre ka nevojë të rregullohet, se kur njeriu është në borxh nuk fle natën. Duhet ta hapim zemrën për këto raste, në veçanti pasi jemi edhe në muajin e Ramazanit. Shpresoj që bujaria jonë do të jetë më e madhe. Hallet për këtë familje do të jenë më të vogla. Sa më shumë shtohet bujaria e shqiptarit aq më shumë zvogëlohen hallet e të varfërve”, thotë Elvisi.

“Ata fëmijë çdo ditë luftojnë për të pasur kafshatën e gojës. Janë në luftë me kohën, zgjohen shumë herët për të shkuar në mësim. Mendoj se për ne të dy është një privilegj shumë i madh që të jemi sot pranë tyre. T’i shohim dhe t’i ndihmojmë nga afër. Besoj se çdo shqiptar që e ka parë historinë do donte shumë të ishte ne vendin tonë këtu. Babi i tyre nuk është më, krahu i fuqishëm nuk është më, fëmijët e panë veten pa ushqim, me ato duart e vogla detyrohen të zgjohen në mëngjes dhe nëpër ferra të mbledhin ushqimin, bukën e gojës dhe të imagjinojnë një botë ku kënaqësia më e madhe është të kenë një thes me miell. Sa herë e shikoj atë video ndihem shumë keq. Ata fëmijë duhet të mësojnë jo të sigurojnë bukën e gojës, fëmijët nuk duhet të arrijnë në nivelet e mbijetesës si këta fëmijë”, thotë e përlotur Fatma.

bujaria Fatma Naçi lotet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.