Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Fatmir Mediu mesazh të fortë Lulzim Bashës: Ta kam bërë të qartë…

17:35 / October 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5f886b0242247
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë takimit me strukturat e partisë së tij u shpreh se i ka bërë të qartë kryedemokratit Lulzim Basha që t’u tregojë shqiptarëve se çfarë ofron opozita, ndërsa theksoi se çdo dualizëm në koalicion do të krijonte probleme me qëndrimin e PD-së dhe do ishte në dëm të shqiptarëve dhe vetë opozitës

“Unë jam në takim me strukturat e PR. Do diskutojmë për ato që do bëjë partia jonë. Duhen përfshirë energji të reja dhe njerëz të rinj. Brenda kësaj PR do përcaktojë edhe kandidaturat e veta edhe marrëdhëniet me koalicionet opozitar. Të gjithë duan të dinë se ku qëndron opozita shqiptare. Ka nevojë për një platformë bashkë-qeverisëse. Variantet elektorale janë të gjitha të hapura për faktin se mendoj se ne duhet të maksimalizojmë votën duke përfshirë edhe të majtën edhe të djathtën. Ne do të shikojmë atë që është më racionale dhe më e mira për të fituar zgjedhjet. Kam thënë që nëse PR do të kishte 22 deputetë dhe Rama të ishte kryeministër dhe nëse PR do kishte 2 deputetë dhe Rama të ikë nga kryeministri do zgjidhja këtë të dytën. Qëllimi është largimi i këtij regjimi të korruptuar. Unë jam dakord me atë që gjykoj që është e drejtë. Pretendoj se duhet të organizojmë politikisht të djathtën. Të mos jetë vetëm raporti i liderëve. Do jetë një, dy koalicione apo partitë do dalin më vete, kjo është një çështje që vlen për t’i diskutuar. Për herë të parë në historinë politike nuk kemi akoma kodin zgjedhor ndërkohë që partitë politike duhet të regjistroheshin prej 6 shtatorit. Rama do të garantojë vjedhjen e zgjedhjeve me ligj. Vonesat janë përgjegjësi e Ramës dhe e qeverisë së tij. Ai po i çon qytetarët në një konflikt të hapur. Unë jam i qartë me zotin Basha por dua të jem i qartë me veten time. Qytetarët kanë një pyetje se çfarë ofron opozita. Kemi një detyrë që t’i japim të djathtës shqiptare atë formë dhe atë marrëdhënie me qytetarët që e djathta të qeverisë. Sa më e fortë të jetë PD, aq më i fortë është koalicioni. Çdo lloj marrëdhënie që do krijonte dualizëm në koalicion, do krijonte problem në qëndrimin e PD, do ishte në dëm të shqiptarëve dhe vetë opozitës”, tha Mediu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.