Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fatmir Xhafaj “skanon” reformën në drejtësi: E mbështes Ramën, PS nuk do të jetë avokat i askujt përballë ligjit

18:11 / July 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Darina Tanushi

5 vite nga miratimi i reformës në drejtësi, që mori votë unanime në Parlament, hartuesi kryesor i saj, Fatmir Xhafaj, e konsideron një process të suksesshëm, ndonëse është i vetëdijshëm se në një pikë kjo reformë doli jashtë parashikimeve.

“Sot, pas 5 vjetësh, padyshim mund të themi që ky ka qenë një projekt i suksesshëm që ka sjellë efektet e para pozitive. Ka edhe një gjë tjetër, me gjithë perceptimin që kishim, vlerësimin për një situatë të rënduar që ishte brenda sistemit, nuk e menduam sistemin duke mos qenë pjesë e brendshme e tij, kaq të kalbur dhe nuk mendonim që do të kishte një numër kaq të madh gjyqtarësh dhe prokurorësh që do të largoheshin nga sistemi. Të gjitha këto krijuan një kohë vonesë”.

Për shkak të vettingut një pjesë e gjykatave rrezikojnë të mbeten të paplotësuara, por Xhafaj propozon një zgjidhje.

“Së pari, është rritja e numrit të prurjeve të reja nga magjistratura. Kemi një rritje të konsiderueshme të pranimit të studentëve në shkollën e magjistraturës. Mund të rritet më tej ky numër, ndoshta edhe të dyfishohet në vitin në vazhdim dhe në vitet e ardhshme për një kohë tranzitore. Viti i tretë qe vit praktike, të konsiderohet vit shërbimi”.

Ish-kreu I komisionit parlamentar të reformës në drejtësi ka një përgjigje edhe për kundërshtarët politikë.

“Dështimi më i madh i reformës në drejtësi janë vetë kundërshtarët e saj. Dështimi më i parë i tyre është fakti që nuk u bënë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm dhe që i dhanë një kosto të jashtëzakonshme forcës së tyre politike”.

Aksionet e fundit të SPAK, të cilat nuk kursyen as socialistët, Xhafaj i sheh brenda suksesit të kësaj reforme, larg ngjyrimeve politike.

“Korrupsioni nuk ka dhe nuk duhet të ketë ngjyrë politike. Korrupsioni nuk ka lidhje me teserën partiake dhe korrupsioni nuk duhet të ketë as mbështetje partiake, prandaj dhe në këtë kontekst unë e mbështes dhe e vlerësoj deklarimin, qëndrimin e Kryeministrit dhe të kryetarit të Partisë Socialiste që PS nuk do të jetë avokat i askujt përballë ligjit”.

Reforma për të cilën socialistët nisën përpjekjen që kur ishin në opozitë, sipas Xhafaj ka nevojë për rishikime, ndërsa po bëhen përpjekje që rezultatet e saj të jenë edhe më të dukshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ende nuk e kam humbur shpresën”/ EuReporter artikull për kryebashkiakun Veliaj

16:05 / September 13, 2026

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

15:01 / September 13, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026

“Nuk do kemi Bord Transparence”, ministrja Ibrahimaj: Vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

12:10 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.