Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fatmira Hajdari tregon si qëndron e vërteta për vizën amerikane dhe mesazhi që i erdhi Rudinës

15:44 / October 26, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fatmira Hajdari 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-gjyqtarja e Apelit Tiranë Fatmira Hajdari ka reaguar pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për të lënë në fuqi shkarkimin e saj, për pasuri të pajustifikuar si dhe mosdeklarimin e revokimit vizës amerikane.

Në një prononcim për gazetaren Beklie Koltraka, e veja e Azem Hajdarit, njërit prej drejtuesve të lëvizjes studentore të viteve 90’ kundër diktaturës, u shpreh se kërkesa e saj nga KPA nuk është shqyrtuar.

“Shkak për shkarkim është “mos komunikimi i revokimit të vizës” nga Ambasada Amerikane, se kriteri kryesor është figura, dy të tjerat janë plotësim formulari, në një kohë që shteti ka qenë i tëri Informal. Prandaj i qëndroj fjalëve, dua të me vihet në vend dinjiteti im, që është kriteri i figurës. Dy kriteret tjera s’më interesojnë fare, sa e pasur dhe e varfër jam e dinë të gjithë ata që më njohin dhe ata që drejtojnë sot politikën, dhe ata qe e kanë drejtuar më parë, dhe vetë Ambasada. KPA, s’ka bërë gjykim as shqyrtim fare, për këtë shkak. Kërkoj dinjitetin tim personal dhe familjar, dhe Kombëtar, se ish bashkëshorti im i përket Shqipërise, jo mua më, asgjë më tepër.

Ish gjyqtarja deklaroi se vendimi është i padrejtë pasi faktet që përmenden nga KPK sipas saj nuk përbëjnë shkak për përfundimin e ushtrimit të detyrës.

Ndalur te pretendimi i KPK-së se ajo ka fshehur faktin që Ambasada Amerikane i ka revokuar vizën për të udhëtuar drejt SHBA, Hajdari ka treguar të vërtetën e saj duke e quajtur një konkluzion të pabazë.

“Çuditërisht ambasada nuk më ka dhënë një datë se kur është bërë revokimi i vizës. Normalisht duhet të shkruhej te vula, që viza u revokua në këtë datë. Kam tentuar gjithë vitin duke i dërguar shkresa ambasadës dhe ata nuk ma vunë një ditë në dispozicion datën e revokimit të vizës sepse e dinë shumë mirë që revokimi është bërë shumë më mbrapa. Kam një ndërgjegje të pastër sepse nuk kam pasur dijeni”, tha ajo.

Teksa ka theksuar se viza i është revokuar dhe jo refuzuar, Hajdari nënvizoi se në një email që ambasada e SHBA i ka kthyer së fundmi vajzës së saj , ish deputetes Rudina Hajdari lë hapësirë për “dritë jeshile” në marrjen e vizës në një tjetër aplikim.

“Po patjetër që revokimi ka qenë i qëllimshëm. Ambasada s’më ka dhënë ende një datë për vendosjen e revokimit. As tendencën e KPK s’e kuptoj se si ata më bëjnë mua fajtore që nuk e di datën e revokimit të vizës, datë e cila as sot nuk është përcaktuar nga ambasada. Kur e kam dorëzuar formularin s’e kam pasur të revokuar vizën.

Ambasada amerikane i kishte kthyer një përgjigje Rudinës kur i kërkova përsëri datën e revokimit të vizës. Në email i shkruanin se “është bërë një procedurë si për të gjithë të tjerët. Nuk është e vetmja, por ka të drejtë që të bëjë përsëri kërkesë dhe ta marrim në shqyrtim pranimin dhe dhënies së vizës”, shtoi Fatmira Hajdari.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ndryshe nga Serbia, protesta këtu tallava”/ Minxhozi: Askush nuk identifikohet dhe të thotë çfarë kërkesash ka

20:59 / October 26, 2026

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Jam i hapur për dialog me studentët dhe mësuesit

20:19 / October 26, 2026

Koalicioni Shqiptar fitoi 2 mandate në parlamentin serb, MJ: Të shërbejë për më shumë të drejta

20:00 / October 26, 2026

Dita e 14-të e protestës, vetëm një grup protestuesish te kryeministria

19:14 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.