Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fatos Klosi nxjerr prapaskenat e forta, ja çfarë thotë për furnizimin me armë nga Shqipëria

21:47 / November 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klosi fatos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka folur për akuzat ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së në Kosovë, ku i cilësoi shumë të rënda.

I ftuar në emisionin “Real Story” , Klosi u përgjigj edhe nëse autoritetet shqiptare kanë bashkëpunuar me strukturat e UÇK-së, për të cilën tha se “I ndihmonin për gjithçka ata kishin nevojë në territorin e Shqipërisë.

Furnizimin me armë ata e kanë blerë në Evropë dhe nuk kishin rrugë nga të kalonin përveçse nga Shqipëria”, duke vijuar se në territorin shqiptar nuk ka pasur asnjëherë njerëz të armatosur.

“Akuzat ndaj ish-luftëtarëve të UÇK janë shumë të rënda. Provat e tyre mbështeten mbi një logjikë lufte, por jo mbi fakte. Edhe ata që shkuan në Gjykatën e Hagës, se kjo është e Kosovës, u liruan. Pra, gjërat nuk janë shumë të kopsitura. Në territorin e Shqipërisë nuk kanë qenë prezentë, përveç atyre që guxonin të dilnin me uniforma. Ata në Shqipëri erdhën masivisht, kur u tha se në Has kishte armë, dhe ikën sërish. Ishin të rinj kryesisht. Por Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë njerëz të armatosur. Mos e krahasoni me Tropojën, se kjo e fundit kishte situatën e vet”, u shpreh ish-kreu i SHISH.

Ju kishit informacione apo dyshime, qoftë edhe për një rast që të jetë vrarë shqiptari nga shqiptari?

Për një rast nuk ja vlen të merresh fare. Kanë ndodhur në Kosovë, vrasje për gjakmarrje të vjetra, etj. Nuk ishim të shqetësuar për këtë gjë, por për territorin shqiptar, që të mbanim një nivel të caktuar të sekretit, meqenëse do akuzoheshim nga Serbia, dhe jemi akuzuar, për shkelje të embargos.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Probleme teknike në Rinas, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

19:04 / August 28, 2026

Erion Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin

18:40 / August 28, 2026

Ndezi zjarrin në malin e fshatit Vajkal, identifikohet autori i dyshuar, nis procedimi penal ndaj tij

18:21 / August 28, 2026

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

17:38 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.