Gjermania dhe Danimarka po luajnë për fazën e 1/8 të Euro 2024. Në “Iduna Park” vendasit e Julian Nagelsmann kërkojnë çerekfinalen si ekipi i dytë i kualifikuar, kjo pasi Zvicra kaloi më tej pasi mundi po sot 2-0 Italinë e Spalletit.
Trajnerët Nagelsemann dhe Hjulmand kanë bërë edhe vendosjet në fushë, me “Panzerat” që luajnë me skemën 4-2-3-1, ku në fushë janë emra si Neuer, Rudiger, Kroos, Gundogan apo edhe Sane.
Nga ana tjetër “vikingët” kërkojnë suksesin e parë në Euro 2024, kjo pasi kaluan nga grupet me tre barazime. 3-4-3 është skema e Hjulmand, që kërkon të befasojë organizatorët.
Formacionet zyrtare:
Gjermania: Neuer, Rudiger, Raum, Kimmich, Havertz, Kroos, Musiala, Schlotterbeck, Sane, Gundogan, Andrich.
Danimarka: Schmeichel, Andersen, Vestergaard, Maehle, Christensen, Dalaney, Hojlund, Eriksen, Skov Olsen, Bah, Hojgjerg.