Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Portugali- Slloveni/ Ronaldo luan për një tjetër rekord, sllovenët tentojnë mrekullinë

20:52 / July 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
portugali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndeshja e 6-të e turit të 16-s, ajo mes Portugalisë dhe Sllovenisë, do të nisë në orën 21:00 dhe do të luhet në Frankurt Arena.

Në këtë turne Portugalia ka më shumë fitore (dy) sesa kishte në Euro 2016, në këtë fazë.

Vetëm Gjermania ka pasur më shumë tentative në portë sesa 54 tentativat e Portugalisë në fazën e grupeve. Vetëm Skocia kishte më pak tentativa në protë se Sllovenia, e cila realizoi 25 të tilla në fazën e grupeve. Sulmuesi i Sllovenisë Benjamin Sesko pati pesë nga ato tentative, por nuk ka shënuar ende.

Mbrojtësi portugez Pepe vazhdon të zgjasë rekordin e tij në europiane si lojtari më i vjetër në histori. Ai është 41 vjeç e 126 ditë të hënën.

Cristiano Ronaldo, i cili mbushi 39 vjeç në shkurt, do të vendosë rekordin si golashënuesi më i vjetër  I europianëve nëse shënon sonte. Rekordi mbahet nga Luka Modric, që shënoi kundër Italisë në moshën 38 vjeç e 289 ditë.

Sllovenia në këtë europian ka shënuar dy gola në tre ndeshjet e grupeve. Ata do të shpresojnë se 21-vjeçari, që sulmuesi i tyre kryesor, Benjamin Sesko mund të shënojë për herë të parë në këtë europian.

Sesko, i gjatë 195 cm, me aftësi atletike të jashtëzakonshme, ka shënuar 5 gola për përfaqësuesen sllovene gjatë kualifikueseve të Euro 2024. Sipas Opta. Portugalia është favorite kundër Sllovenisë, duke fituar 65.4% të simulimeve.

Sllovenia do të luajë ndeshjen e saj të parë në fazën eliminatore në një turne të madh (Kupa e Botës/Euro). Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar në asnjë nga shtatë paraqitjet e tij të fundit për Portugalinë në turnetë e mëdha.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka pasur 19 goditje në të dy turnetë (Kupë Bote/ europian) që nga goli i fundit kundër Ganës në Kupën e Botës 2022. I shërbyer nga shokët por CR7 ka “shumë” ndeshje pa shënuar.

Vitinha ka qenë një nga portugezët që ka tërhequr vëmendjen, duke kompletuar 90% të pasimeve të sakta gjatë fazës në grupe.

Arbitri kryesor është italiani Daniele Orsato, i asistuar nga patriotët e tij Ciro Carbone dhe Alessandro Giallatini. Arbitri i katër është Espen Eskås nga Norvegjia. Në dhomë e VAR, do të jetë një tjetër italian, Massimiliano Irrati.

portugali Ronaldo Slloveni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I dënuar me mbi 2 vite burg nga Gjykata e Fierit për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 50-vjeçari

10:48 / May 3, 2026

Trashëgimia e Ronaldo/ Ylli portugez pritet të luajë sezonin e ardhshëm me djalin e tij

12:59 / April 22, 2026

Ronaldo drejt “ëndrrës” së tij, Botërorit, pajisja superteknologjike për rikuperim të shpejtë

21:39 / March 11, 2026

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Cristiano Ronaldo bën dedikimin e veçantë në familje: Jam mirënjohës për ju

16:39 / March 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.