Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Qipro. Federata Qipriote e Futbollit (CFA) sot ka anuluar ndeshjet e programuara të kampionatit vendës.
Kjo, sepse gjyqtarët qipriotë nuk kanë pranuar të zbresin në fushë për të arbitruar, pas kërcënimit me bombë që i ka ndodhur një kolegu.
Gjyqtarit Andreas Constantinou i kanë vendosur një bombë në makinë. Ai e kishte parkuar makinën në garazhin e apartamentit ku jeton dhe kjo ka nxitur protestën.
Hetuesit kanë shprehur qartë mendimin e tyre mbi këtë ngjarje, duke theksuar se veprimi penal lidhet me disa vendime që ky gjyqtar ka marrë në ndeshjen Doxa-AEL. Pas atij takimi u krijua një rrëmujë e madhe, me tifozët miq të cilët ishin kundër tij.