Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Fëmija humbi jetën në zbukurimet e qytetit, arrestime në Bashkinë e Beratit

09:17 / May 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2020 05 23 at 09.15.04
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një fëmijë humbi jetën ditën e djeshme në parkun e qytetit të Beratit. Ai ishte duke luajtur në pjesën e dekorit me drita të qytetit kur e zuri korrenti.

Për këtë janë arrestuar si përgjegjës të ngjarjesve dy drejtues të bashkisë së Beratit dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 4 punonjës.

Burimet zyrtare të policisë Berat konfirmojnë se 6 shtetas (drejtues dhe punonjës të bashkisë Berat) janë shoqëruar në polici mbrëmjen e djeshme si të dyshuarit kryesorë dhe përgjegjës për ngjarjen e rëndë dhe vetëm 2 prej tyre janë arrestuar, ndërkohë që 4 të tjerët po procedohen në gjendje të lirë.

Në prangat e policisë ka rënë Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkinë e Beratit, Polizoi Ikonomi dhe inxhinieri i kësaj drejtorie Llazar Hoxholli. Ata akuzohen për “shpërdorim detyre”, bazuar në Nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale. Nën hetim, në gjendje të lirë janë edhe 4 punonjës të tjerë të kësaj drejtorie, me pozicionin elektricistë, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditura.

Edhe mbi 4 elektricistët që po hetohen e procedohen në gjendje të lirë rëndon e njëjta akuzë, ajo e shpërdorimit të detyrës. Materialet në ngarkim të 6 shtetasve të sipërpërmendur janë përcjellë pranë Prokurorisë së Rrethit Berat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave

14:36 / November 13, 2026

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

12:42 / November 13, 2026

Sky News depërton në rrjetet shqiptare të kokainës në Britani dhe zbulon “hilet”, si bëhet rekrutimi përmes TikTok-ut, një telefon shitet 300 mijë paund

12:40 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.