Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

“Fëmijët bien në rrjetën e peshkimit në platformat sociale”/ Gazetarja Hoxha ngre alarmin dhe paralajmëron prindërit

19:51 / May 26, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6470daf940d46
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar ditën e sotme në “Top Talk” se si fëmijët e adoleshentët bien në rrjetën e zezë të platformave sociale online, dhe impaktohen deri në depresion. 

Ajo solli shembullin e dy rasteve që kanë ndikuar negativisht në jetën e adoleshentëve, duke i lënë atyre pasoja të rënda.

Hoxha tregoi rastin e një fëmije shembullor në shkollë, që zgjodhi të krijonte para në mënyrë të shpejtë dhe jeta e tij mori kthesë për keq papritur.

Ndërsa tregoi edhe rastin e një tjetër adoleshenti, i cili pasi kishte kryer një vjedhje, investoi dhjetë vite në mësime për t’u bërë prokuror, por ligjet e hekurta nuk pyetën për ëndrrat e tij, pasi vjedhja e krejtësisht panevojshme në moshën 14-vjeçare i kishte lënë një shenjë që nuk e lejonte të ndiqte profesionin e ëndrrave.

“Fëmija deri në moshën 18-vjeç ka mbrojtje të posaçme nga ligji sepse është duke u zhvilluar. Patjetër që familja ka një rol shumë të rëndësishëm dhe të pazëvëndësueshëm por nuk është vetëm familja. Nëse do ju sillja raste që kam shqyrtuar gjatë karrierës time, çdo histori tregon një fenomen të diçkaje që ne jetojmë si shoqëri. Raste të fëmijëve të impaktuar në rrjetet sociale. Se si fëmijët shantazhojnë njëri tjetrin për shkak të një fotografie, derisa fëmija kalon në depresion.

Shifrat janë shqetësyuese. Këtu ndalemi tek impakti që kanë rrjetet sociale tek fëmijët. Fëmijët bien në rrjetën e zezë të peshkimit nëpërmjet telefonit e tik-tokut si dhe platformave të tjera. Kemi fenomenin e modeleve, kur një fëmijë krahasohet me një fëmijë tjetër. Një rast nuk e harroj, kjo histori ndodhi jo shumë larg qendrës së qytetit. Një fëmijë që përditë përpiqej të ishte sa më i dalluar, filloi të krahasohej me një bashkëmoshatar që vinte me makinë luksoze çdo ditë, i bullizonte të gjithë.

Ky fëmijë pasdite punonte në lavazh dhe një ditë thotë stop, edhe unë dua të bëj para, merr një pistoletë lodër, dhe me dy bashkëmoshatar të tjerë e shkon e grabit pensionet. Në këtë moment atij i shkatërrohet jeta. Është edhe një rast tjetër i një personi që kishte bërë kthesë në moshën 14-vjeçare pas një vjedhjeje të panevojshme, më vonë ai doli i dyti në magjistraturë për prokuror, ndryshoi katërciprisht dhe u bë nxënës model. Edhe ky personazh është për tu kthyer në një rast.

U skualifikua nga KLP-ja, Kushtetuesja i tha për shkak se kërkoni të jeni prokuror nuk mund të bëni një gjë të tillë prej vjedhjes në moshën 14-vjeçare.”- tha Anila Hoxha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026

5 kandidatë në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, sot afati i fundit për aplikimet! Rikthehet Arta Marku

12:12 / August 3, 2026

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.