Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri të ditur në një lidhje në Vake Up se ka shumë pak të prekur nga COVID-19 në Shqipëri dhe që e kanë kaluar lehtë me izolimin në shtëpi. Ajo tha se ndërkohë është bërë gati reparti i infektivit në spitalin e pediatrisë për tu shndërruar në ambient për fëmijët, megjithëse fatmirësisht deri tani nuk ka pasur ndonjë rast.
“Nuk është folur shumë për fëmijët sepse siç e thatë dhe ju ka pak fëmijë të prekur dhe e kalon lehtë. Kjo gjë është menduar që në fillim, është reparti infektiv i spitalti të pediatrisë për t’u shdnërruar në ambiente për ata fëmijë që do të preken nga kjo sëmundje. Strukturat e reanimacionit nëse do të ketë raste të tilla, që uroj shumë të mos ketë dhe strukturat e reanimiacionit në pediatri janë të përgatitura”, tha Rakacolli.
Ajo shpjegoi dhe simptomat e fëmijëve që janë të prekur ku shenja e parë është temperatura e lartë, kolla dhe sidomos vështirësi e lehtë në frymëmarrje. “Shenjat kryesore ka qenë temperatura e zgjatur dhe komplikacionet që jep janë të të riturit, kryesisht jep pneumoni”, tha ajo.
