Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fëmijët që aktivizohen në sporte janë më mirë me mësime

16:53 / November 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
femije
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekziston një lidhje pozitive midis sportit dhe të mësuarit, fëmijët që kombinojnë aktivitetin fizik me studimin kanë performancë më të mirë akademike.

Fëmijët që ushtrojnë aktivitet sportiv rregullisht janë më mirë me rezultate në shkollë sesa moshatarët e tyre që qëndojnë pasivë. Aktiviteti fizik jo vetëm që e mban trupin të shëndetshëm, por edhe mendjen

Sporti në fëmijëri është po aq i rëndësishëm sa arsimi, i cili është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin. Sidoqoftë, disa prindër nuk i inkurajojnë fëmijët e tyre të ushtrohen rregullisht, shpesh nga frika se mos lënë pas dore detyrimet e tyre shkollore. Ata nuk e dinë, megjithatë, që sportet gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës kanë efekte pozitive që lejojnë të arrihen rezultate të mira edhe në shkollë, duke përmirësuar ecurinë.

Sportet dhe mësimet

Ekziston një lidhje pozitive midis sportit dhe të mësuarit: fëmijët që kombinojnë aktivitetin fizik me studimin kanë performancë më të mirë akademike. Kohët e fundit një studim i kryer nga një grup studiuesish nga Universiteti i Teheranit e ka treguar këtë dhe botuar në revistën mjekësore Journal of Sport and Science. Analiza është realizuar në 56 vajza të moshës 15-16 vjeç, të ndarë në dy grupe dhe të monitoruara për gjashtë javë: grupi i parë mori pjesë në një trajnim, ndërsa grupi tjetër mori vetëm rekomandime për aktivitete fizike. Rezultatet zbuluan se vajzat që morën pjesë në trajnim ishin në gjendje të rritnin performancën e tyre në shkollë në krahasim me pjesën tjetër.

Kultura sportive mungon

Në disa vende, ata që luajnë sport “shpërblehen” për hyrjen në universitet. Në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Evropës (sidomos në Veri) edukimi fizik ka të njëjtën vlerë si disiplinat e tjera, ndërsa në vende si yni aktiviteti sportiv shpesh vlerësohet si kohë e çmuar e marrë nga shkolla. Prandaj një “kulturë sportive” është e nevojshme si në përfaqësuesit e shkollës ashtu edhe te prindërit. Për adoleshentët që kalojnë pasdite para TV dhe pajisjeve të tjera dixhitale, praktikimi i sportit është thelbësor. Për këtë arsye, së bashku me prindërit e tyre, shkolla duhet të luajë rolin delikat të menaxhimit të angazhimit skolastik dhe sportiv, duke shmangur “braktisjen” e sportit për arsye të lidhura me studimin.

Aktiviteti fizik, përveç përmirësimit të performancës në shkollë, ndihmon në ndërtimin e kockave dhe muskujve të fortë, ruajtjen e një peshe të shëndetshme dhe një zemre të shëndetshme dhe luftimin e ankthit dhe depresionit.

femije sportet tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026

Masa të reja në arsim në Itali, Meloni: Do të ketë limit për studentët e huaj në klasa

15:39 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.