Shumë prindër përcollën për në shkollë fëmijët e tyre dhe të gjithë dukeshin të emocionuar, edhe Çiljeta sot shoqëroi të birin për në klasën e parë.
Shumë e emocionuar këngëtarja bëri një urim të veçantë në Instagram, e cila nuk la pa përmendur as babain e Fernandos, ku i kujtoi të birit se i ngjan në një pjesë të madhe dhe këtë Çiljeta e ka thënë me shumë krenari.
“Djali dhe shoku im. Nëse Zoti do të më lejonte të zgjidhja një djalë, padyshim do të ishe ti. Duket si dje kur të shikoja të luaje. Sot shoh një pjesë të vogël të vetes tek ti, mënyra sesi vepron dhe gjërat që bën. Megjithatë, pjesën më të madhe e ke marrë nga babai yt, pamjen e jashtme dhe karakterin e fortë si një burrë i madh. Jam falenderuese që isha në planet e Zotit për të ndihmuar djalin tim të bëhet një zotëri i vogël. Vit të mbarë shkollor dashuria mamit!”- është shprehur këngëtarja.