Çiljeta nuk lë rast pa treguar raportin e ngushtë mes saj dhe Fernandos. Por, surpriza e fundit e vogëlushit ia ka zbukuruar ditën këngëtares.
Një shënim ngjitur në derën e frigoriferit, ku janë dedikuar fjalët më emocionuese, ka qenë dhurata e Fernandos për të ëmën.
“Ti për mua je gjithçka në këtë botë
e s’ka njeri të të zëvendësojë
Ti për mua je gjithçka
e për ty gjithmonë do të kem nevojë”, kanë qenë këto disa nga vargjet e kushtuara Çiljetës.
Këngëtarja ka ndarë foton me ndjekësit në rrjet dhe nuk ka munguar një koment nga ana e saj. “Kur bekohesh me një djalë që të thotë këto fjalë. E ta ngjit me super atak në frigorifer që të mos shqitet”, ka përfunduar Çiljeta me humor. Një dhuratë e tillë do të emociononte çdo nënë!

