Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Festa e Byshekut bën bashkë qytetarë dhe artizanë, Gjiknuri: Do kthehet në motor të ekonomisë

17:09 / September 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
77b9306d 8231 4223 88be 39068d2277f9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Festa e Byshekut bëri bashkë jo vetëm qytetarë të Elbasanit dhe artizanë, por edhe shumë biznese të zonës në fushën e agroturizmit. Festës iu bashkua dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues i qarkut të Elbasanit bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja, të cilët theksuan se falë programit “100 Fshatrat”, shumë shpejt edhe kjo zonë do të marrë vëmendjen e merituar si motor i ekonomisë lokale për zonën e Shushicës, Shpatit dhe jo vetëm.
“Unë në fakt kam kënaqësi të vij këtu si nip sesa si politikan sepse edhe unë kam nevojë të ‘gërmoj’ te rrënjët e mia. Edhe unë si nip nga Shpati dhe Shelcani kam kënaqësi të jem në këtë festë. Më vjen mirë që Bashkia po e bën për herë të parë duke treguar kujdes dhe për këto aspekte kulturore dhe shpirtërore të njerëzve sepse traditat dhe festat duhet ti ruajmë”, deklaroi Gjiknuri
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja siguroi se “Festa e Byshekut” është futur në kalendarin e festave nga bashkia për promovimin e kësaj pike të rrallë turistike. “Nuk ka një vend për të gjithë zonën e Elbasanit më të afërt, më të dashur sesa Bysheku. Shushica, Shpati janë zonat më patriotike që ne kemi pasur. Zona me një kulturë të vjetër me një lidhje shpirtërore shumë të fortë me qytetin. Ne sot jemi mbledhur pikërisht për të kujtuar këto dhe për të forcuar këtë festë. Vitin tjetër do ta bëjmë më të madhe festën. Festa e Byshekut është futur në kalendarin e festave nga bashkia”, theksoi kreu i bashkisë, Gledian Llatja.

byshek
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Filipinas, indianë dhe egjiptianë në krye të punësimeve, ja sa të huaj jetojnë në Shqipëri!

11:07 / August 6, 2026

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.