SHBA shënon sot ditën e Pavarësisë dhe një festë e vogël është organizuar dhe në ambasadën amerikane në Tiranë, ku ka bërë bashkë krerët e politikës.
Ilir Meta, Edi Rama, Lulim Basha, kryebashkiaku Erion Veliaj kanë qenë të pranishëm në këtë festë ku ambasadorja Yuri Kim tha se shpreson që vitin e ardhshëm të ketë festime më të mëdha.
Ndërkohë me një postim në Twitter dhe kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar këtë festë duke ripostuar fotot e ambasadores Kim e duke falenderuar SHBA-të për ndihmën dhe mbështetjen e pashtershme dhe në këto kohë sfidash të vështira.