Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Festat e fundvitit, qeveria jep 10 mijë lekë për disa kategori sociale që trajtohen me ndihmë ekonomike

17:51 / December 26, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7f4b000de52b4c278c57bcf15665e718
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave, me rastin e festave të fundvitit, ka nxjerrë një vendim, lidhur me shpërblimin e disa kategorive të veçanta për vitin 2023. Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, qeveria vendosi se përfitojnë shpërblim financiar për vitin 2023, në masën 10 000 lekë familjet me fëmijë të grupmoshës 0–18 vjeç, përfitues të skemës së ndihmës ekonomike, fëmijët me aftësi të kufizuara, përfitues të skemës së aftësisë së kufizuar, dhe fëmijët pa kujdes prindëror të vendosur në familje alternative.

Përfitojnë shpërblim financiar për vitin 2023, në masën 5 000 lekë, përfituesit e ndarë sipas kategorive të mëposhtme:

a) Familjet e tjera, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike;

b) Personat me aftësi të kufizuara;

c) individët përfitues sipas “Statusit të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”;

ç) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit “Për statusin e të verbrit”.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 939 500 000 lekë dhe përballohen nga fondi i kontingjencës, miratuar për vitin 2023.

“Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.”, thuhet në vendim.

ndihmë ekonomike Qeveria tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.