Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Festat e Nëntorit, shqiptarët zgjedhin më shumë Turqinë

16:24 / November 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 11 28 at 14.47.47
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

28 dhe 29 Nëntori janë Festa Kombëtare, por një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit, një kërkesë që rritet çdo vit. Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë janë paketat e leverdishme por dhe mundësia e disa ditëve pushim, që i lejon shqiptarët të planifikojnë përtej trojeve.

Me paketa që arrijnë deri në 500 euro shqiptarët i kanë kryer rezervimet mesatarisht për 4 ditë, të përqendruara kryesisht në Turqi. ”Çmimet u rritën shkuan deri në 400 euro për person në destinacione siç janë Praga, Parisi etj. Kryesisht kryeson Turqia për festat e nëntorit, ndërsa ata që kanë ngelur në Shqipëri përqendrohen në Tiranë se ka aktivitete. Europa kryeson, Italia pra kryeqytetet e tyre dhe metropolet e mëdha”, u shpreh Fjorinda Zani, agjente turistike.

Agjentët turistik tregojnë se ata qytetar të cilët nuk kanë patur mundësinë të udhëtojnë jashtë ka zgjedhur vende të ndryshme brenda Shqipërisë. Rezervimet janë kryer më së shumti individuale. ”Interesi krahasuar me vjet ka qenë më i madh. Paketat për festat e nëntorit për Brenda Shqipërisë janë me çmime normale, 50-60 euro për 2 ditë duke përfshirë akomodimin hotelin dhe mëngjesin. Brenda Shqipërisë ata që kanë ngelur pa rezervuar jashtë, këtu përfshihen dhe ata nga zakonisht institucionet, shkollat të cilët duan të vizitojnë një vend të ri ikin jashtë ndërsa pjesa tjetër në Shqipëri”, theksoi Zani.

festat e nentorit Shqiptaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shërbimet onkologjike më pranë pacientëve, ministrja Spahiu: Borde tumoresh në spitalet rajonale

09:47 / October 6, 2026

Ndeshja Shqipëri-San Marino/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

09:36 / October 6, 2026

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.