Princi Joachim kërkon falje për festën ku mori pjesë gjatë izolimit, e për pasojë u infektua nga koronavirusi.
28-vjeçari, nipi i Mbretit të Belgjikës, Philippe ishte mes 27 personave në festën në Cordoba më 26 maj. Ai udhëtoi nga Belgjika në Spanjë për një internship, por më pas shkoi në festë.
“Jam thellësisht i penduar për veprimet e mia”, është shprehur ai.
