Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Festë për xhubletën në UNESCO! Zonjat e Alpeve marrin “skenën”, rrëfejnë dijebërjen. 96-vjeçarja i dhuron kryeministrit xhubletën …

21:08 / December 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 xhubleta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Muret e Pallatit të Brigadave janë veshur këtë mbrëmje me ngjyrat e etnografisë shqiptare. Në to me Xhubletën në UNESCO prej 29 nëntorit, ekspozohet, përmes një organizimi të Ministrisë së Kulturës dhe kryeministrit Edi Rama kostumografia shqiptare,  mbi 400-vjeçare. 
Pallati i Brigadave ka sot në “Mbrëmjen e xhubletës”, vizitorë politikanë, ambasadorë, zyrtarë të lartë, artistë, por edhe gjyshet e Alpeve, gra e vajza të Malësisë, pasi sot është tradita që bashkon me një emërues të përbashkët, ruajtjen e vlerave kombëtare.
Gratë veriore rrëfejnë se tradita është trashëguar brez pas brezi deri në ditë të sotme, kur me shpalljen e  kësaj veshje si Pasuri e Njerëzimit, dijebërja devijon nga risku i zhdukjes. Tufanat e çiftelitë bien për të pritur vashat që sfilojnë në koridoret e Pallatit të Brigadave, bukurinë e Xhubletës shqiptare. Ajo vjen e veshur deri tek vogëlushet që ngjisin shkallët si simbol i premtimit se trashëgimia do vijojë të ruhet.

“Sot krenohem kaq shumë që këtë pasuri kombëtare e shoh të veshur që tek gratë e reja, e deri tek vogëlushet e tyre”, rrëfehet një prej zonjave veshur me xhubletë, duke shprehur mirënjohjen ndaj ministres së Kulturës, që bëri të mundur ruajtjen e kësaj tradite 4 shekullore. 

E pranishme gjatë kësaj mbrëmje është edhe Lena Linadi, 73-vjeçe e cila rrëfen lidhjen e saj me këtë dukuri të rrallë të trashëgimisë sonë. Ajo tregon se xhubletën e pat veshur për herë të parë në martesë, kur sapo kish prek të 18-tat.

“Jam e lumtur që kam veshur xhubletën, që e kemi të trashëguar brez pas brezi. Unë nga gjyshja ime, e ajo nga nëna e saj. U bëj thirrje që ta veshin të gjitha të rejat  që mos të humbasë se është një veshje kombëtare “, thotë Lena, duke rrëfyer se emocionet e kësaj dite janë më të mëdha se herën e parë që veshi xhubletën.

Ministrja e Kulturës prezantoi gjatë mbrëmjes një video dedikuar veshjes kombëtare, e cila nis me dy vogëlush që mbajnë petkat e traditës kombëtare me kostumet tipike, tirqe e xhublet. Tradita muzikore e etnografia e kësaj pasurie, shpalosen në materialin e përgatitur. 

“Tashmë xhubleta është e gjithë njerëzimit dhe jo vetëm e jona! Xhubleta është një kod, i qepur me harmoni e përsosmëri, me kallëpet e rralla që i japin formë perfekte kësaj këmbane që lëviz ajrin në mënyrë të magjishme. Pa gratë e Malësisë xhubleta nuk do të ishte kjo xhubletë “, thotë Margariti. 


Ndërkaq në sytë e vizitorëve, janë zonjat veriore që dëshmojnë në sytë e të gjithëve thurrjen e xhubletës, si një art më vete.
Tole Lekaj Berisha, nga Tuzi, rrëfen po ashtu vlerat e xhubletës 400-vjeçare.

“Xhubletën e kam mësuar 70 vite më parë, dhe nuk e kam lëshuar kurrë. Nuk e mendoja se do të vinte kjo ditë,e dhe pse e kam dashur me zemër . E kam punuar këtë veshje me qejf, ditë e natë. Që kjo kulturë të përhapet e mos të humbasë. E jona është e jona”, thotë e moshuara.


E moshuara në formë mirënjohjeje i ka dhuruar sot kryeministrit Edi Rama një xhubletë të punuar nga duart e saj, e cila iu dorëzua ministres së Kulturës.

“Do të jetë pjesë e koleksionit të muzeut të dhuratave të çmuara në Kryeministri”, u shpreh ministrja Margariti. 


Ndërkaq zonjat veriore ilustruan të gjithë procesin e dijebërjes duke e shpjeguar atë për të pranishmit.

Feste unesko xhubleten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.