Rreth orës 00.20, në lagjen “Drita”, Burrel, janë dëgjuar të shtëna armësh dhe menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Policia ka mundur të kap dhe shoqëroj G. K., 42 vjeç; dhe M. K., 21 vjeç, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë shtetasi M. K., të dy banues në Burrel.
