Sot janë nisur drejt Italisë një grup prej 30 mjekësh, për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj, i cili duket se ka nevojë më shumë se kurrë, si pasojë e shpërthimit të koronavirusit atje.
Përmes një shënimi në facebook, gazetari Blendi Fevziu thotë se ky nuk është vetëm një gjest solidariteti, por një detyrim historik.
Fevziu kujton eksodin masiv të shqiptarëve drejt Italisë më 1991, dhe garantimin e ushqimeve për mijëra shqiptarë përmes Operacionit Pelikan. Po ashtu edhe në 1997, 80% e Operacionit Alba, përbëhej nga ushtria italiane.