Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Fevziu pyet Klodiana Lalën: Të kujt janë 405 mijë Eurot? Gazetarja: Një gjë e di me siguri…

23:28 / January 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fevziu lala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

405 mijë Euro që ju gjetën pastrueses Rozeta Dobi në shtëpinë e saj, ende nuk dihet se kujt i përkasin dhe kjo është dilema që mundon hetuesit. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin ‘Opinion’, mendon se pronari i atyre parave nuk do të gjendet ndonjëherë.

E pyetur nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, nëse ka informacion për burimin e këtyre parave dhe për pronarin, gazetarja Lala thotë se fakti që di me siguri është se prerjet e kartmonedhave janë të reja.

Klodiana Lala: Unë mendoj që ato para do mbeten pa zot dhe kjo është një sfidë e Prokurorisë. Mendoj që Prokuroria duhet të kishte vepruar ndryshe. Nuk jam këtu për t’i dhënë mend Prokurorisë, por nuk duhet të ishte deklaruar fare ky operacion, mund të mbahej nën vëzhgim dhe përgjim zonja, mund të mbahej nën përgjim Alda Klosi dhe mund të shkohej deri tek origjina e parave. Sepse do duhet të ishin kontrolluar të gjitha banesat e zyrtarëve në të cilët Rozeta Dobi ka vajtur dhe ka pastruar. Dhe kjo mund të bëhej fare mirë, nën dyshime të arsyeshme për dyshime për pastrim parash, mund të shkohej të ktheheshin përmbys dhe të kapeshin paratë.

Blendi Fevziu: Nga këto burimet që ke ti, të kujt janë këto 405 mijë Eurot?

Klodiana Lala: Me thënë të drejtën një gjë e di me siguri dhe unë s’kam dështuar kurrë në informacione, e mendoj veten gjysmë institucion. Paratë janë prerje të reja, domethënë janë 500 Euroshe, që kanë qëndruar vetëm pak në qarkullim, janë 200 Euroshe. Janë prerje të reja. Që të ngre gishtin e akuzës nuk jam kompetente për ta bërë këtë gjë, por janë para të viteve të fundit.

405 mije euro klodiana lala Vjedhja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.