Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve se mostrat e dërguar në Gjermani që kanë rezultuar me variantin Delta janë nga Tirana, Elbasani, Shkodra, Lezha, Kavaja, Peqini, Mati e Vlora.
Ajo shtoi se ka një shtim të lehtë të rasteve. Lajm i mirë është se prej 30 ditësh nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje.
“E rëndësishme është të kuptojmë që ka një vlerë të veçantë për atë çka kemi sjellë në vëmendje në mënyrë të përsëritur që është vaksinimi masiv i shoqëruar me masa që janë në fuqi, por kërkojnë rreptësi nga qytetarët që t’i zbatojnë”, tha Fico.
Drejtoresha e ISHP-së bëri thirrje për vaksinim, pasi personat që kanë marrë të dyja dozat kanë më pak shanse të preken nga Delta.