Një aksident tragjik gjatë punës i ka kushtuar jetën një 18-vjeçari në Fieri. Rreth orës 16:15 në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, punëtori tjetër K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët kanë ngritur një grup hetimor për të zbardhur të plotë shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
