Një ambulancë është përplasur me një makinë Toyota pasditen e sotme në qytetin e Fierit.
Mësohet se në ambulancë nuk ka pasur staf mjekësor apo pacientë. Por është lënduar lehtë vetëm shoferi i ambulancës.
Në mjetin Toyota udhëtonin dy persona. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.
