Policia e Fierit bën të ditur se është gjetur i pajetë autori i vrasjes së gruas së tij, Demokrat Medinaj.
Trupi i pajetë është gjetur në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, ndërkohë që nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko ligjore për të qartësuar shkakun e vdekjes.
NJOFTIMI I PLOTE
Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.
Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
