Një 42-vjeçar në qytetin e Fierit rezulton i zhdukur që prej dy ditësh. Sipas policisë së këtij qyteti, personi i zhdukur është shtetasi me iniciale J.P, 42-vjeç.
Kallëzimi në polici është bërë nga bashkëshortja e tij, shtetasja S. P., 32 vjeçe, banuese në Fier e cila duke qenë e shqetësuar për mungesën e bashkëshortit të saj, ka shkuar drejt komisariatit të policisë për të denoncuar zhdukjen e 42-vjeçarit. Mësohet se ai është larguar nga banesa në datë 26.03.2022 dhe nuk është kthyer më.
Sipas uniformave blu, po punohet për gjetjen e 42-vjeçarit.
