Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FIER/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e nxënësve të intoksikuar, pjesa më e madhe lënë spitalin

15:12 / March 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi disa nxënës të shkollës së mesme “Janaq Kilica” në Fier u paraqiten me shenja helmimi në urgjencën e spitalit, vjen një tjetër reagim nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas ministrisë, në spital ishin paraqitur 60 nxënës, me shenja të intoksikacionit, por një pjesë edhe me neuroza paniku, ndërkohë që aktualisht 14 prej tyre qëndrojnë ende në spital. Po ashtu bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e nxënësve paraqitet e stabilizuar.

“Sipas të dhënave të minutave të fundit nga spitali rajonal i Fierit, bëhet me dije se, aktualisht në këtë spital po marrin trajtim 14 nxënës, të cilët janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore, por po mbahen në observim nga mjekët.

Paraditen e sotme pas ngjarjes në shkollen e mesme “Janaq Kilica” u paraqiten menjëherë në spital rreth 30 nxenës dhe më pas numri erdhi në rritje duke shkruar në 50 dhe deri para pak minutash, në 60 nxënës me shenja të intoksikacionit, por një pjesë edhe me neuroza paniku, që sipas mjekëve, janë të kuptueshme në këtë situatë.

Në një prononcim për media, drejtoresha e spitalit rajonal Fier deklaroi se aktualisht, pjesa më e madhe e nxënesve kanë lënë spitalin, ndërkohë që 14 nxënës po mbahen në observim.” – thuhet në një njoftim të dytë të ministrisë.

Policia bëri me dije se ka dyshime që ngjarja të jetë shkaktuar nga hedhja e një sprai me piper, ndërsa ende nuk dihet se kush ka qenë autori.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil, u godit disa herë me thikë, dyshohet se sherri nisi për një vajzë

09:42 / August 18, 2026

Rritet rrezatimi UV në Evropë, studimi: Shtohet rreziku për kancerin e lëkurës

09:26 / August 18, 2026

Rëndohet situata nga zjarret në Bulqizë dhe Mat, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të ndaluar avancimin e flakëve

18:41 / August 17, 2026

Pas dorëheqjes së Arben Carës, emërohet drejtori i ri i komanduar i Shërbimit Zjarrfikës

17:40 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.