Sekrtori për Krimin Ekonomik në Policinë e Fierit i ka kapur dhe sekuestruar një të riu në Fier një shumë prej 87.950 euro, ndërsa vetë ai është proceduar penalisht. Mësohet se bëet fjalë për shtetasin me inicialet G. R., 30 vjeç.
30-vjeçarit i’u gjet kjo shumë parash gjatë kontrollit në mejtin e tij tip “Benz” dhe nga sa bën me dije policia, ai nuk kishte dokumentacion që verteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.
Njoftimi i plotëi policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmë”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave.
Sekuestrohen 87.950 euro, të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme.
Procedohet penalisht poseduesi i tyre, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin G. R., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit, në automjetin tip “Benz” në pronësi të tij, u gjetën 87.950 euro, për të cilat 30-vjeçari nuk kishte dokumentacion që verteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.