Kohët e fundit në media po qarkullojnë lajme të ndryshme në lidhje me marrëdhëniet e dashurisë së Flori Mumajesit.
Në fillim, Flori u përfol për një lidhje me këngëtaren Fifi, më pas historia ndryshoi dhe Fifi u zëvendësua me këngëtaren tjetër Kejsi Tola.
Mirëpo, e pyetur sot nga fansat në ‘Instagram’, Fifi ka treguar disa të vërteta, që askush nuk i dinte.
Dikush e ka pyetur atë nëse ka të dashur dhe ajo ka dhënë përgjigjen, që të gjithë prisnim se është ai për të cilin flasin portalet, pra Flori.
Këngëtarja është pyetur gjithashtu se çfarë pëlqen më shumë te Flori dhe Fifi është përgjigjur: ‘Shpirti’.

