Bota e televizionit dhe spektaklit, ndonëse mund të duket shumë e bukut dhe e magjishme, përtej fasadës është e stërmundimshme dhe e lodhshme.
Madje, shpesh personazhet publike na e kanë pohuar vetë këtë gjë, duke treguar se sa mund fshihet pas realizimeve të emisioneve dhe show-ve të ndryshëm, siç është “Shiko kush luan”, për shembull.
Më të vështirë në këtë mes e kanë gocat. Pse? Për shkak të takave, që janë ndoshta një nga gjërat më të lodhshme.
Vetë Luana ka ndarë disa video pak javë më parë duke treguar këmbët e enjtura pas disa orësh regjistrim.
Ndërkohë, së fundmi është Fifi, ajo e cila ka postuar një foto në Instastory, duke treguar se ka hequr takat pak kamerave. Dje ishte e enjte dhe siç mund ta dini është regjistruar puntata e radhës në “Shiko kush luan”.
Ai momenti kur nuk mundesh me i mbajt vesh mo!“-ka shkruar Fifi me nota humor krah fotos të shpërndarë në rrjetet sociale.
