Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Figurat e larta zhduken, por nuk harrohen”, fjalimi i Hugo në vdekjen e shkrimtares

09:33 / June 8, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
george sand
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Aurenc Bebja, Francë – Më 8 qershor 1876 u nda nga jeta në moshën 71 vjeçare shkrimtarja e mbi 70 romaneve, kritikja letrare dhe gazetarja e shquar franceze George Sand (Amantine Aurore Lucile Dupin).

Me këtë rast, gazeta “Le Rappel” ka botuar, të hënën e 12 qershorit 1876, në ballinë, fjalimin mbresëlënës të shkrimtarit dhe politikanit të shquar francez, Victor Hugo, lexuar në momentin e varrimit të zonjës Sand nga miku i tij Paul Meurice, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

1591541769

Ne morëm nga Nohant-i përmes telegrafit lamtumirën e Victor Hugo-së drejtuar George Sand-it :

“Unë vajtoj një të vdekur dhe përshëndes një të pavdekshme.

E kam dashur, admiruar, adhuruar; sot, në qetësinë e shenjtë të vdekjes, e vështroj.

E përgëzoj sepse ajo që ka bërë është madhështore, dhe e falënderoj sepse ajo që ka bërë është e mirë. Mbaj mend që një ditë i kam shkruajtur : Faleminderit që keni një shpirt kaq të madh.

A e kemi humbur ?

Jo.

Këto figura të larta zhduken, por nuk harrohen. Madje, mund të themi se ato bëhen të vërteta (realizohen). Duke u bërë të padukshme në njërën formë, ato bëhen të dukshme në tjetrën. Shndërrim sublim. Forma njerëzore është një okultacion (maskim). Ajo fsheh fytyrën e vërtetë hyjnore e cila është ideja. George Sand ishte një ide : ajo gjendet jashtë trupit, tashmë e lirë; ajo vdiq, ja tashmë e gjallë.

Patuit dea. (Hyjneshë – Perëndeshë)

George Sand zë një vend unik në kohën tonë. Disa janë burra të mëdhenj; ajo është gruaja e madhe.

Në këtë shekull që ka për ligj (mision) përfundimin e revolucionit francez dhe fillimin e atij njerëzor, barazia gjinore duke qenë pjesë e barazisë së burrave (njerëzve), një grua e madhe ishte e nevojshme. Kësaj gruaje iu desht të dëshmonte se ajo mund të mbartë të gjitha aftësitë tona mashkullore pa humbur asgjë nga aftësitë e saj engjëllore; të jetë e fortë pa pushuar së qeni e butë : George Sand është kjo dëshmi.

Duhej dikush që të nderojë Francën, pasi shumë të tjerë e turpërojnë atë. George Sand do të jetë një nga krenaritë e shekullit dhe të vendit tonë. Asgjë nuk i ka munguar kësaj gruaje plot lavdi. Ajo ishte zemërmadhe si Barbès, mëndjendritur si Balzac, shpirtmadhe si Lamartine.

Renditja e kryeveprave të saj është e panevojshme. Pse të bëhemi plagjiaturë e kujtesës publike? Ajo që karakterizon fuqinë e tyre është mirësia. George Sand ishte e mirë; gjithashtu atë e kanë urryer. Admirimi ka një armik, urrejtjen, ashtu si entuziazmi ka përbuzjen. Urrejtja dhe përbuzja e vënë në pah, duke dashur të bëjnë të kundërtën. Fishkëllima llogaritet nga pasardhësit si një zhurmë lavdie. Kush është kurorëzuar është gjuajtur me gur. Është natyrshme, dhe fyerjet e ulëta maten mbi madhështinë e brohoritjeve.

Qeniet si George Sand janë mirëbërëse publike. Ato kalojnë, dhe sa fare pak janë larguar, shohim në vendin e tyre, i cili dukej bosh, të lindë (mbijë) një realizim i ri i progresit.

Sa herë që vdes një nga këto krijesa të fuqishme njerëzore, ne dëgjojmë si një tingull të jashtëzakonshëm krahësh (fletësh) : diçka ikën, diçka ndodh.

Toka, si qielli, ka eklipset e saj; por këtu poshtë, ashtu si më lart, rishfaqja ndjek zhdukjen. Pishtari i cili ishte një burrë apo një grua dhe që është shuar në këtë formë, rindizet në formën e idesë. Atëherë kuptojmë se ajo që menduam se ishte e fikshme në fakt është e pafikshme. Ky pishtar rrezaton më shumë se kurrë; tani, ai është pjesë e civilizimit; ai hyn në qartësinë (kaltërsinë) e gjerë njerëzore; i shtohet asaj; dhe era e shëndetshme e revolucioneve e lëkund atë, por e bën gjithashtu të rritet; sepse frymët misterioze që shuajnë dritën e rremë ushqejnë realen (të vertetën).

Punëtori është larguar; por puna e tij është bërë.

Edgar Quinet vdes, por filozofia sovrane lë varrin e tij dhe, nga maja e këtij varri, këshillon njerëzit. Michelet vdes, por pas tij qëndron në këmbë historia e cila gjurmon rrugën e së ardhmes. George Sand vdes, por ajo i lë të drejtat e grave mes nesh, duke u bazuar në gjeninë e tyre. Kështu plotësohet revolucioni. Qajmë të vdekurit, por të vëmë re ngjarjet; faktet përfundimtare lindin falë këtyre mëndjeve krenare pararendëse. Të gjitha të vërtetat dhe të gjitha drejtësitë janë nisur rrugës drejt nesh, dhe pra kjo është zhurma e krahëve (fletëve) që ne dëgjojmë.

Le të pranojmë atë që na lënë të vdekurit tanë të shquar kur largohen prej nesh; dhe, me kokën drejt të ardhmes, le të përshëndesim, të qetë dhe të zhytur në mendime, ardhjet e mëdha që na njoftojnë këto nisje të mëdha.”

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-rappel-1876-fjalimi-mbreselenes-i-victor-hugo-i-lexuar-ne-varrimin-e-shkrimtares-george-sand-nga-miku-i-tij-paul-meurice/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.