Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Fiks Fare”: 70 maturantë ngelen pa universitet, mësuesja gaboi hedhjen e rezultateve në sistem

20:41 / September 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
matura
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 70 maturantë të shkollës së Mesme të Bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë të Përrenjasit nuk kanë mundur të rezultojnë fitues në asnjë nga degët e përzgjedhura për të ndjekur studimet e larta. Arsyeja përllogaritja gabim nga ana e një mësueseje në hedhjen e të dhënave në sistem.

Mësuesja e tyre ka hedhur rezultatet e provimeve me zgjedhje në kolonën e lëndëve bazë. Në përllogaritjen e pikëve, koeficientet ndryshojnë nga lënda në lëndë, ndaj kjo ka bërë të humbasin deri në 20 mijë pikë. Si rezultat edhe nxënësit me mesatare të lartë gati 10 nuk kanë mundur të fitojnë asnjë degë për të vazhduar studimet në universitet.

Një nxënëse tregoi për Fiksin  se jo vetëm që nuk fitoi mjekësinë si preferencë të parë, por asnjë degë nga 10 preferencat. Mesatarja e saj ishte 9.97. Nxënës të tjerë pohuan se mësuesja ka pranuar gabimin, por atyre u intereson vetëm shkolla e lartë, ose ajo t’i dëmshpërblejë duke u paguar një vit studime në universitet privat.

Fiksi shkoi në shkollën e Rrajcës, për të marrë informacion se çfarë do të bëhej me fatin e 70 nxënësve. Nëndrejtoresha e kësaj shkolle, Albina Rira,  pohoi se janë në dijeni të problemit, dhe se vetë drejtori i është drejtuar QSHA-së (Qendra e Shërbimeve Arsimore)  për zgjidhjen e situatës.

Madje sipas nëndrejtoreshës maturantët do të hyjnë në sistem. Gazetarja kërkoi një vërtetim për mësuesen nëse  ajo është trajnuar për hedhjen e të dhënave në sistem, por nuk mundi të marrë një përgjigje, pasi shkresa  ndodhej në zyrën e drejtorit. Ky i fundit sipas nëndrejtoreshës ishte në Tiranë pikërisht për këtë problem. ” Jam e shqetësuar njësoj sa prindërit dhe nxënësit, kërkojmë falje për atë që ka ndodhur ” shprehet znj. Rira për Fiks Fare.

Fiks Fare iu drejtua edhe DAR Korçë nëse kishin dijeni për situatën dhe se çfarë do të bëhej me këta nxënës. Sipas specialistit të këtij institucioni ishin në dijeni të problematikës dhe shpresonin  se situata do të zgjidhej nga QSHA-ja.  Në lidhje me degët që nxënësit kanë përzgjedhur ai nuk jep një përgjigje se çfarë mund të ndodh, pasi disa nga këto universitete nuk kanë më kuota.

Fiksi udhëtoi të nesërmen përsëri drejt Rrajcës për të takuar mësuesen e cila bëri gabimin dhe drejtorin e shkollës.

Manjola Karriqi, mësuesja që hodhi të dhënat gabim kërkoi t’i shmanget kamerës , por pas këmbënguljes së gazetarëve ajo pranoi se ishte një gabim njerëzor. ” Unë kam vite që e bëj këtë punë, vetëm këtë vit bëra gabim, është gabim njerëzor”, shfajësohet mësuesja.

Përveç  mësueses, drejtori i shkollës , Vait Allidri tregoi për  Fiksin  se kanë vajtur në QSHA  dhe do ndryshohen certifikatat. ” Do ndryshohen certifikatat , u kërkoj falje maturantëve, ndërkohë për universitetet në të cilat janë zënë kuotat nuk di ç’të them”, thotë z.Allidri.

Maturantë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.