Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Filip Çakulli kalon tek “Portokallia”, merr me vete bashkëpunëtoren e ngushtë, Altin Basha hap “Kosheren” me Bes Kallakun

21:14 / February 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dfdfgfgh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Merkatoja dimërore e televizioneve duket se është finalizuar! Drejtuesi dhe autori i Fiks Fare, Filip Çakuli kalon këtë sezon në drejtimin e Portokalli. Çakuli do të zëvendësojë në Portokalli regjisorin Indrit Çobani, i cili edhe pse pati një sezon të shkëlqyer në Top Channel, nuk mundi dot ta vazhdonte për shkak të impenjimeve të shumta në Teatrin Kombëtar.

Vendin e tij do ta zerë “veterani” Filip Çakuli, i cili krahas “Fiks Fare” do të merret edhe me premierën e të dielave. Në ndihmë të tij do të jetë edhe Denisa Haxhiaj, një bashkëpunëtore e ngushtë e Çakulit në Fiks. Ky sezon risjell në televizion Altin Bashën.

Pas largimit nga programi “Portokalli”, Altin Basha është gati për të nisur projektin e tij, kësaj herë në një ekran të ri por me bashkëpunëtorë të vjetër.

“Kosherja” është spektakli më i ri i humorit që pritet të nisë javën e parë të marsit në “ABC News”, nën drejtimin e blogeres Jona Spahiu dhe të aktorit të humorit, Bes Kallaku. Programi do të transmetohet çdo të dielë, rreth orës 21:00 dhe do të konkurrojë drejtpërdrejt me emisionin “Portokalli” që dikur drejtohej nga Basha për plot 17 vite.

Kosherja do të jetë një risi dhe do të ndryshojë traditën e krijuar për këto vite, them se ka shumë premisa që të sjellë ndryshime në të bërit humor nga ai që jemi mësuar të shikojmë gjatë kësaj dekade. Dita ditës po i bashkohen aktorë shumë të njohur edhe të Teatrit Kombëtar. Do të krijohet një skuadër e një njohur një trup edhe më gjerë,”-tha ai.

Lëvizja të reja dhe interesante, na mbetet vetëm që t’i presim e t’i shijojmë… Koha në fund do të tregojë se kush ia vlen vërtetë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohen 23 protestues, shpallen në kërkim 30 të tjerë, nisin hetimet për 13 persona

10:55 / October 25, 2026

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.