Njerëzit kanë filluar të mblidhen në Bulevardin “Dëshmroët e Kombit” ku aktualisht pjesëmarrja të shumtë ka në sheshin “Skënderbej”. Duket një pjesëmarrje normale, teksa protestuesit janë ndarë në pika grumbullimi në zona të caktuara ku do të mblidhen në mënyrë që organizatorët e PD të kuptojnë se ka sjell secili deputet apo qark.
Ndërkaq, protestuesve u janë shpërndarë vuvuzela dhe daulle për zhurmë. Ajo që bie në sy është se policia nuk ka sjëllë pranë kryeministrisë mjetet e rënda tipike për demonstratat, me qëllim që të mos provokojë. Prani e madhe e gardistëve civilë, që janë pjesë e mbrojtjes së brendshme të kryeministrisë. Vetë opozita ka paralajmëruar se nuk do të flasin politikanët por populli, por nuk ka podium të montuar para kryeministrisë apo ndonjë sistem audiofonie të instaluar në bulevard.
Ndërkaq, bëhet e ditur se protestën do e hapë një vajzë e re nga Shkodra. Më pas do të marrin fjalën përfaqësues nga ata që mbrojtën Teatrin, nga banoret protestues të Unazës së Re, të cilët janë në qendër të protestes. Më pas, qytetarët do të jenë të lirë ta marrin fjalën për të shprehur revoltën e tyre.
