TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Lirohet nga detyra drejtori i Albcontrol, Hantin Bonati

16:04 / May 26, 2022

Vjehrri ‘kap mat’ nusen e djalit duke tradhëtuar

15:55 / May 26, 2022

Shpërblim për policët e angazhuar në finalen Roma-Feyenoord

15:35 / May 26, 2022

Arsyeja pse bandat shqiptare kultivojnë drogë në ambiente të mbyllura

15:21 / May 26, 2022

Këngëtarja e njohur shqiptare tërhiqet nga muzika, zbulohet arsyeja

15:09 / May 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Zgjedhja e Editorit

Filloi dhuna elektorale në arsim!

13:54 / April 22, 20174 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Filloi dhuna elektorale në arsim!

Më datën 22 prill, një ditë pushimi, ministrja e Arsimit dhe Sportit zonja Lindita Nikolla, mblodhi mësuesit në Pallatin e Kongreseve dhe paraqiti sipas saj bilancin e këtij katërvjeçari në arsim.

A mendon njeri se mund të kishte ndonjë mësues apo mësuese që mund të thoshte “nuk vij” në takimin zyrtar të organizuar nga zonja ministre? E pamundur! Takimi ku referuesi ka statusin e ministrit e bën ftesën të detyrueshme! Pra, kemi një tubim ku audienca është e detyruar të marrë pjesë.

Po të ishte ndonjë takim pune, nuk do të kishte asgjë jo normale. Por, duke dëgjuar e parë në televizion fjalimin e zonjës Nikolla, u dëshpërova, u trishtova, por nuk u zhgënjeva.

Ishte një takim elektoral i mirëfilltë. Nuk besoj se ndokush që mund të kishte ndonjë mendim të kundërt me të për çështjet dhe gjendjen e arsimit shqipttar mund ta merrte fjalën dhe ta kundërshtonte. Mësuesi në tubim të kundërshtojë ministren?!!!

Cili ishte thelbi i fjalimit të zonjës Nikolla?

Asgjë konkrete, por vetëm retorikë propagandistike dhe elektorale!

E para ajo u duke se tha që secili të votojë lirshëm në votimet e ardhshme. Por, kjo u shoqërua me mesazhin e prerë dhe kërkesën: Mos më lini vetëm në ato që kam bërë!

Thirrje e hapur elektorale drejtuar mësuesve të thirrur në një takim zyrtar me mësuesit e Shqipërisë! Votoni me mua dhe për mua!

Ja kjo është shkelje e ligjit, kjo shkakton shkatërrimin e dinjitetit të qytetarit që thërritet me detyrim në takime të fshehura elektorale dhe të maskuara keq e shumë keq!

Zonja Nikolla nuk mungoi sikurse ka bërë këto katër vjet që të hedhë nga tribunat zyrtare edhe fyerje edhe ofendime ndaj kritikuesve të gjendjes ku ndodhet arsimi shqiptar sot, dhe për të cilën nuk është ajo se e ka përgjegjësinë e parë dhe të vetme. Unë jam nga këta kritikë dhe u ndjeva i sulmuar nga një zyrtare e lartë e shtetit!

Arsimi shqiptar ka njëzet vite që lëngon dhe këto katër vite e kanë përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e tij.

Ministrja ka përgjegjësitë e veta!

Nuk dëgjuam një gjë që nuk është bërë mirë, por vetëm vetëlavdërime dhe suksese, kur gjendja e arsimit shqiptar dhe edukimi i të rinjve është në gjendje të mjeruar.

Pretendoi se kemi një arsim të standardeve europiane për moshat nga tre deri në pesëmbëdhjetë e kusur vjeç. Unë nuk dua të besoj se zonja Nikolla gënjen, por atë ose e gënjejnë, ose bashkëpuntorët e saj nuk ja kanë haberin fare se çfarë është sot arsimi parauniversitar në Europë.

Nëse do ta dijë sesi dalin nxënësit nga ky arsim të vijë t’ja dëftejmë edhe ne në mënyrë po aq të përvuajtur sa edhe fjala e saj, po aq të prekur, por po aq me besimin se gjërat mund të ndreqen shumë shpejt nëse ka vullnet politik.

U përpoq që duke i bërë thirrje armatës së mësuesve të mos e lënë vetëm atë, ta bëjë këtë armatë mësuesish përgjegjëse dhe bashkëpërgjegjëse me politikat në fuqi prej dekadash dhe të aplikuara edhe prej saj që e kanë shkatërruar shkollën shqiptare.

Të rinjtë, mësuesit, prindërit nuk meritojnë dhunë elektorale, propagandë të fshehur duke thirrur audienca me detyrim, retorikë boshe dhe lustrim të një gjendje që të gjithë me përjashtim të bashkëpunëtorëve të zonjës Nikolla e dinë që është për t’u vajtuar. Dhe për këtë nuk e kanë fajin mësuesit, ata janë si nxënësit viktima të politikës.

Shembulli i sotëm në këtë krizë politike që ka mbërthyer vendin e që ka vendosur në dyshim mundësinë e zgjedhjeve të lira, provon në mënyrë krejt paradoksale se ja sesi abuzohet me pushtetin për të ushtruar dhunë elektorale mbi nxënësit, mësuesit, prindërit, duke inskenuar maskarada elektorale pa dobi shoqërore dhe madje edhe pa dobi elektorale.

Le ta kalojë edhe njëherë ligjin për arsimin e lartë në Kuvend dhe do të shohë se veç opozitës nuk do ta votojë më as LSI, as Libra, duke rrezikuar siç është shpallur publikisht të mbetet në pakicë.

Kurse, po të duhet të dalin parametrat e vërtetë të gjendjes të arsimit parauniversitar, le të hapet debati mbarëpopullor, sikurse fushata elektorale do ta ketë rastin ta bëjë gjerësisht, thellësisht. /tirananews/

Nga – Artan FUGA

Arsimi Artan Fuga Zgjedhje 2017
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Supë e ftohtë!

21:38 / April 30, 2022

“Nomadët digjitalë”, të punosh pa lëvizur nga shtëpia, trendi që tashmë ka mbërritur dhe në Shqipëri

10:14 / December 26, 2021

‘Po të ishim të vaksinuar do të ishim me kalamajtë’, Rama publikon apelin e pacientëve me Covid nga spitali

14:26 / December 4, 2021

Historiania Nevila Nika rindez debatet për figurën e Enver Hoxhës: Nuk duhet të shihet bardhezi kontributi i tij

11:09 / December 2, 2021
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Lirohet nga detyra drejtori i Albcontrol, Hantin Bonati

16:04 / May 26, 2022

Shpërblim për policët e angazhuar në finalen Roma-Feyenoord

15:35 / May 26, 2022

Arsyeja pse bandat shqiptare kultivojnë drogë në ambiente të mbyllura

15:21 / May 26, 2022

Këngëtarja e njohur shqiptare tërhiqet nga muzika, zbulohet arsyeja

15:09 / May 26, 2022
Te fundit

Lirohet nga detyra drejtori i Albcontrol, Hantin Bonati

16:04 / May 26, 2022

Vjehrri ‘kap mat’ nusen e djalit duke tradhëtuar

15:55 / May 26, 2022

Shpërblim për policët e angazhuar në finalen Roma-Feyenoord

15:35 / May 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.