Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Filmat me skena të papërshtatshme, AMA: Të respektohen oraret, mbroni zhvillimin mendor dhe fizik të fëmijëve

12:19 / July 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
What Role Does Television Play in Child Development
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Filmat me skena të papërshtatshme në ekranet shqiptare, Autoriteti i Mediave Audiovizive kërkon që të respektohen oraret, pasi kështu do të mbrojmë zhvillimin mendor dhe fizik të fëmijëve. “AMA do të vijojë monitorimin e zbatimit të kërkesave të Kodit të Transmetimit për respektimin e orarit të transmetimit, apo vendosjen e shenjave paralajmëruese për filmat me përmbajtje të dëmshme në zhvillimin mendor dhe fizik të fëmijëve, ku për rastet e konstatuara do të nisë procedimin administrativ, sipas legjislacionit në fuqi”,-thuhet në deklaratën për mediat.

Njoftimi i plotë

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në procesin e monitorimit të përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të, bazuar në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka realizuar së fundmi shqyrtime të përmbajtjeve në kanalet e dedikuara për filmat. Janë identifikuar dhe raste kur nuk janë respektuar kërkesat e Kodit të Transmetimit, lidhur me përdorimin e shenjave paralajmëruese (sinjalistika), apo me orarin se kur janë emetuar filmat.
AMA ka nisur shkresa me tërheqje vëmendje për OSHMA-të, duke kërkuar zbatimin e standardit për filmat që kanë dhe përmbajtje të papërshtatshme, në formën e skenave ekstremisht të dhunshme, me pornografi, përdorim të lëndëve narkotike, armëve etj.

Në seksionin 5 të Kodit të Transmetimit, “Fëmijët në transmetimet audiovizive” jepen aspekte të kujdesit që duhet të kenë OSHMA-të për të mos transmetuar “programe që mund të dëmtojnë seriozisht zhvillimin fizik, mendor, ose moral të fëmijëve, në veçanti filma apo programe që përmbajnë pornografi ose që paraqesin skena dhune të skajshme dhe artificiale”, pika 5.30.

Po ashtu në pikën 5.34 saktësohet se: “OSHMA-të duhet të zgjedhin orarin e transmetimit të programeve që mund të dëmtojnë zhvillimin mendor, fizik apo moral të fëmijëve, ose të marrin ndonjë masë tjetër teknike, që fëmijët të mos i shikojnë ose dëgjojnë të tilla transmetime. (Ora kufi 22.00 – 06.00)”. Edhe përdorimi i shenjave paralajmëruese në ekran të “bëhet menjëherë me fillimin e programit apo filmit dhe e shoqëron atë gjatë gjithë kohës së transmetimit. Shenja paralajmëruese rishfaqet para dhe pas të gjitha ndërprerjeve të programit në vijim, deri në përfundim të tij”, pika 5.47, ndërkohë që pika 5.48 sqaron dhe tri llojet e shenjave paralajmëruese që aplikohen.

AMA do të vijojë monitorimin e zbatimit të kërkesave të Kodit të Transmetimit për respektimin e orarit të transmetimit, apo vendosjen e shenjave paralajmëruese për filmat me përmbajtje të dëmshme në zhvillimin mendor dhe fizik të fëmijëve, ku për rastet e konstatuara do të nisë procedimin administrativ, sipas legjislacionit në fuqi.

ama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.