Këngëtari ka një koncert në Kiev më 23 mars. Por parlamentarët e Ukrainës jane revoltuar duke kërkuar që ai të mos lejohet.
“Është pjesë e shoqatës “Miqtë e Putin” dhe ka mbështetur aneksimin e Krimesë”, argumentojnë politikanët ukrainas.
Bëhet fjalë për këngëtarin italian Toto Cutugno, i cili pas Al Banos, i futur në listën e zezë të të padëshiruarve në Ukrainë pak ditë më parë, është këngëtari i radhës që bie pre e tensionit të gjatë të Kievit dhe Moskës.
Një grup deputetësh ukrainas i kanë kërkuar shefit të shërbimit të sigurisë Vasily Gritsak të ndalojë hyrjen e këngëtarit duke e cilësuar si filorus. Cutugno është mjaft popullor në Eurpën Lindore, shkruan La Repubblica, por sot cilësohet si “agjent i mbështetjes së luftës së Rusisë në Ukrainë”. Një deputet ukrainas duke folur për ANSA thotë se kërkesa është bërë pasi “Cutugno bën pjesë në shoqatën “Miqtë e Putin” dhe ka mbështetur aneksimin e Krimesë”.
