Finalizohet mega-operacioni ndërkombëtar antidrogë që është zhvilluar në orët e fundit duke vënë në pranga 55 persona, nga të cilët 27 janë shqiptarë.
Mësohet se hetimet për shkatërrimin e këtij grupi kriminal kanë nisur që prej vitit 2018, ndërkohë që droga e kapur vinte nga Vlora.
Mësohet se 5 persona janë arrestuar në Vlorë. Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Brescia, Modena, Macerata, Genova, Parma në Itali, ku në kuadër të hetimeve është bërë i mundur dhe shkatërrimi i grupit kriminal.
Droga transportohej nga Shqipëria drejt Italisë, dhe më pas synonte që të arrinte tregun gjerman me shtete të tjera të europës. Mënyra e transportit të lëndës narkotike ishte kryesisht me tren dhe me autobusë.
Mes personave të arrestuar ka dhe shumë nigerianë, të cilët merreshin më pas me shpërndarjen e lëndës narkotike