Policia spanjolle në Malaga ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare të trafikut të drogës. Mediat spanjolle raporton se 8 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë, kanë përfunduar në prangat e policisë.
Personat në fjalë u arrestuan pas kontrolleve të uniformave blu në disa apartamente, ku ata mbanin lëndën narkotike.
Gjithashtu në njërën nga magazinat u gjetën 239 kg marijuanë dhe 60 kg hashash.
Policia spanjolle sekuestroi gjithashtu edhe një kamion që përdorej për transportin e lëndës narkotike, 6 makina luksoze, 16 telefona celularë dhe 8,500 euro.