Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Finalja e Conference League në Tiranë, UEFA thirrje tifozëve: Mos blini bileta nga palë të treta

19:16 / May 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ArenaKombetare1404
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

UEFA u ka bërë një thirrje gjihë tifozëve lidhur me procesin e blerjes së biletave dhe rreziqet që lidhen me zotërimin e tyre në një treg të dytë. Ky apel i qeverisë së futbollit evropian vjen në prag të finaleve të ardhshme të kompeticioneve europiane të klubeve Europa League 2022, finales së Conference League 2022 dhe finales së Champions League 2022, ku shitja e biletave të paautorizuara është kthyer në një problem.

Të gjitha biletat për ndeshjet finale menaxhohen nga UEFA dhe u nënshtrohen termave dhe kushteve strikte që ndalojnë reklamimin, rishitjen ose transferimin e tyre të paautorizuar. Si e tillë, çdo biletë që ofrohet për shitje nga palë të treta në internet (duke përfshirë mediat sociale, tregjet dhe platformat dytësore të biletave) reklamohet në kundërshtim me termat dhe kushtet e biletave. UEFA zbaton në mënyrë aktive termat dhe kushtet e saj të biletave, duke përfshirë monitorimin e internetit, dhe do të ndërmarrë veprime (duke përfshirë anulimin e biletave) kur identifikohen reklamime të paautorizuara.

Tifozët duhet gjithashtu të jenë të vetëdijshëm se palët e treta që ofrojnë bileta për shitje në internet shpesh nuk i kanë në posedim biletat që ata pretendojnë se i kanë për t’i shitur, pavarësisht se kërkojnë çmime të tepruara për bileta të tilla.

Për më tepër, UEFA është e ndërgjegjshme se kërkesa për biletat e ndeshjeve finale mund të rezultojë në hyrjen e biletave të falsifikuara në tregun dytësor, siç ka ndodhur në finalet e mëparshme. Tifozëve u bëhet me dije që çdo biletë e tillë e falsifikuar nuk mund t’u garantojë hyrjen në stadiume.

Shitja e biletave për publikun e gjerë kryhet ekskluzivisht nga UEFA. Skuadrat që kanë arritur në finale kanë marrë edhe një pjesë të biletave për finalen e tyre përkatëse dhe janë në proces shitjeje për tifozët e klubeve finaliste. Tifozët e ekipeve pjesëmarrëse këshillohen të kontaktojnë drejtpërdrejt klubet për informacione të mëtejshme mbi proceset e shitjes së biletave për tifozët e tyre.

Teksa UEFA e kupton se do të ketë tifozë që nuk kanë pasur sukses në aplikimin e tyre për të blerë bileta, njëkohësisht i këshillon fuqimisht këta tifozë të mos udhëtojnë në finale pa bileta ose të blejnë bileta në tregje dytësore. Për të garantuar sigurinë e tifozëve, mbajtësit e biletave duhet të jenë të vetëdijshëm se në finale do të kryhen kontrolle dhe autoritetet lokale në qytete do të marrin masa kundër rishitjes së paautorizuar të biletave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.