Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla nga Kryesia e Kuvendit ka folur për financimet ruse në politikën shqiptare.
“Unë nuk mbaj mend sesa herë kam dalë para jush për të folur këtu e para 4 vitesh për dyshimet që lidhen me një skemë financimi të PD nga një kompani guackë. Duhet më shumë transparencë për financimet. Rasti i bërë publik është një rast alarmi. Shqipëria u mor si rast konkret. Ne duhet të jemi të mbrojtur”.
Në një komunikim për mediat, balla tha se puna nga ana e grupit të ngritur brenda partisë, nuk është ndalur dhe se janë trajtuar çështja e dekriminalizimit si edhe ligji për partitë politike.
“Konfirmoj që puna nga ana e grupit të punës të ngritur brenda grupit tonë parlamentar vijon edhe për pjesën tjetër të paketës, për ligjin e dekriminalizimi, natyrshëm edhe ligji për partitë politike. Kemi edhe çështje të tjera që i kemi adresuar”.