Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Financuar nga qeveria e Polonisë, Fieri ka tashmë një stacion të ri zjarrfikës për të përmirësuar shërbimet e mbrojtjes nga zjarri

15:40 / August 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 08 07 at 15.32.23
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë, ka inauguruar një stacion të ri zjarrfikës në Fier, duke shënuar një arritje të rëndësishme në përpjekjet e vazhdueshme për të modernizuar dhe përmirësuar shërbimet e mbrojtjes nga zjarri në të gjithë vendin.

Stacioni i ri zjarrfikës është një strukturë moderne me të gjitha pajisjet e nevojshme, që do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e punës dhe sigurinë e zjarrfikësve. Ai përfshin hapësira parkimi për kamionët e zjarrfikësve, një kullë zjarrfikëse, zyra të ndryshme administrative dhe koordinuese, zona trajnimi dhe ambiente rekreacioni. Këto pajisje të reja do t’iu ofrojnë zjarrfikësve mjetet e nevojshme për të kryer punën e tyre në mënyrë efektive dhe të sigurt.

Kjo mbështetje vjen falë ndërhyrjes së projektit “Forcimi i Kapaciteteve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Shqipërisë”, i cili zbatohet nga UNDP Shqipëri në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Ministrinë e Brendshme dhe pushtetin lokal në 10 bashkitë partnere. Projekti është financuar nga Qeveria e Polonisë në përgjigje të thirrjes së Shqipërisë për mbështetje dhe rimëkëmbje pas tërmetit të nëntorit 2019-të.

Ky partneritet midis Qeverisë së Polonisë, Ministrisë së Brendshme dhe UNDP-së ka mundësuar një paketë të plotë ndërhyrjesh që synon modernizimin, rritjen e standardeve dhe forcimin e kapaciteteve operacionale dhe të reagimit të shërbimeve të zjarrfikësve. Kjo paketë mbështetjeje përfshin gjithashtu ndërtimin e dy stacioneve të reja zjarrfikëse, dhurimin e tre kamionëve zjarrfikës, tre kontejnerë me pajisje për kërkim -shpëtim në raste tërmetesh dhe 170 uniforma për mbrojtjen personale të zjarrfikësve.

Për të maksimizuar efektivitetin e këtyre pajisjeve të reja, janë zhvilluar seanca trajnimi, ku 377 zjarrfikës në dhjetë bashki prioritare, përfshirë Fierin, kanë fituar njohuri të standardizuara dhe të specializuara në teknikat e zjarrfikjes.

Ky stacion i ri zjarrfikës jo vetëm përmirëson kapacitetet operacionale të shërbimeve zjarrfikëse në Fier, por gjithashtu forcon sigurinë dhe mbrojtjen e komuniteteve të cilave iu shërben. Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni: Nora Kushti – Specialiste për Komunikimin pranë UNDP Shqipëri: [email protected]

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.