Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Firmoset marrëveshja në Romë, Manastirliu: Dritare për realizimin e transplantit të organeve në Shqipëri

13:07 / May 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
25ogerta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Romë u firmos marrëveshja tripalëshe mes Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Universitetit Tor Vetgata të Romës dhe Universitetit “G. D’Annunzio” të Chieti-Pescara, për bashkëpunimin në fushën e transplantit të organeve. Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast në Universitetin Tor Vergata në Romë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e konsideroi këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për realizimin e transplanteve në Shqipëri dhe thellimin e bashkëveprimit në fushën e shëndetësisë me shtetin fqinj.

“Çelet një dritare e re për bashkëpunimin në fushën e transplanteve të organeve, falë iniciativës që jetësohet sot me firmosjen e marrëveshjes tripalëshe mes Universitetit të Mjekësisë së Tiranës, Universitetit Tor Vergata të Romës dhe Universitetit “G. D’Annunzio” të Chieti-Pescara. Marrëveshja parashikon shkëmbimet ndërmjet tre universiteteve në disa drejtime”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu theksoi se “kjo marrëveshje do të mundësojë shkëmbimet në fushën akademike dhe klinike, me përgatitjen e protokolleve në fushën e transplantit të veshkës, mëlçisë dhe pankreasit, formimin dhe fuqizimin e burimeve njerëzore, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit klinik, për të realizuar transplanet e organeve dhe asistencën e nevojshme për hartimin e kuadrit ligjor të nevojshëm për dhurimin”.

Marrëveshja e bashkëpunimit që u firmos mes Universitetit të Mjekësisë së Tiranës nga Prof. Arben Gjata dhe dy Universiteteve prestigjioze italiane nga Prof. Nathan Levialdi Ghiron, Rektor i Universitetit Tor Vergata dhe Prof. Sergio Caputi, Rektor i Universitetit Chieti-Pescara do të çojë në një nivel të ri bashkëpunimin në fushën e mjekësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.

ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.