Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka quajtur një ditë historike për LSI firmosjen e marrëveshjes me Partinë Demokratike. Ajo tha se sot bëhen bashkë në aleancë ndaj dështimeve të Edi Ramës.
“Sot është një ditë historike do ta quaja për LSI, dhe PD. Por më e rëndësishme do të ishte për të gjithë shqiptarët,. Pasi bashkimi dhe konsolidimi i një koalicioni përballë një sekti kriminal dot ë jetë i domosdoshëm për shqiptarët. Sot LSI dhe PD janë bërë bashkë si aleatë kundër dështimeve të qeverise Rama. Sot dakordësohemi për të bashkuar forcat në shërbim të shqiptarëve. Partneriteti ynë tregon qartë se ndryshimi po vjen. Ditë më të mira ka për shqiptarët dhe për të gjithë kudo ku jetojnë. E di që do të ketë shumë prej atyre që LSI rritet nga elektorali i së majtës po një parti si ne, ku në thelb ka social demokracinë dhe bashkë me PD, dua të adresojë se ne si LSI dhe PD do të vijojmë të jemi dy entitete që të jemi me identitet e tyre. Do të vijojmë se në do të kemi kundërshtime. Por do të gjejmë frymën e bashkëpunimit, por do të vendosim për interesin e shqiptarëve para. Jemi të unifikuar. Ndryshimi është i paeveitueshmë3 dhe ditë më të mirë ka për shqiptarët. E di se do të ketë shumë prej atyre që LSI rritet nga elektorali i së majtës, por një parti si ne, dua të adresojë këtë do të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe do të punojnë për të vendosur para interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, Jemi të unifikuar se vendi është sot më keq se sa ka qenë. Po thuajse të gjithë shqiptarët “, tha ajo.
