Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Fiskalizimi/ Tatimet kanë njoftim të rëndësishëm për bizneset

12:14 / July 14, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taksa biznesi llogari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga 1 korriku nisi faza e dytë e fiskalizimit për transaksionet pa para në dorë mes subjekteve. Në këtë fazë përfshihen 34 mijë subjekte. Teksa një pjesë e bizneseve ishin gati për këtë proces dhe një pjesë jo u krijua konfuzion te subjektet për mënyrën e faturimit (disa faturonin me sistemin e vjetër dhe disa me të riun).

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar së fundmi se përdorimi i dokumentacionit tatimor ekzistues do të vijojë deri në datën 31.08.2021.

Tërheqja e këtij dokumentacioni nga tatimpaguesit, pranë Drejtorive Rajonale, ku ata janë të regjistruar, do të mund të kryhet deri në datën 15.08.2021.

Tatimet nxisin tatimpaguesit, që kryejnë transaksione shitjeje pa para në dorë kundrejt tatimpaguesve të tjerë dhe nuk e kanë përshtatur (krijuar) ende infrastrukturën e nevojshme për procesin e Fiskalizimit, të kryejnë menjëherë procedurat e duhura, pasi me hyrjen në fuqi të fazës së dytë të Fiskalizimit, prej datës 1 korrik 2021, kanë detyrimin ligjor për t’i fiskalizuar këto transaksione.

Këta tatimpagues do të do të vijojnë të përdorin dokumentacion tatimor të shpërndarë nga DRT e juridiksionit dhe do të asistohen nga punonjësit e adminstratës tatimore në vendushtrimin e aktivitetit, me qëllim plotësimin e detyrimeve ligjore përgjatë periudhës të parashikuar nga Akti Normativ Nr.27, datë 01.07.2021 “Për një shtesë në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Të gjithë tatimpaguesit të cilët rezultojnë me zbatim efektiv të procesit të fisklizimit do të lëshojnë vetëm fatura të fiskalizura, por nëse do të kenë probleme teknike të parashikuar nga Udhëzimi Nr. 16, datë 3.4. 2020 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, do të pajisen me dokumentacion tatimor në DRT e juridiksionit.

Gjithashtu tatimet bëjnë me dije se, për efekt të njohjes së shpenzimeve faturat tatimore të lëshuara në zbatim të Ligjit Nr.87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, si dhe Ligjit Nr.92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, do të vijojnë të njihen për rastet kur zbatimi i procesit i fiskalizimit nuk është zbatuar për shkaqe të pavaruara nga tatimpaguesit.

Nga 1 shtatori pritet të fillojë zbatimi i fazës së tretë së fiskalizimit për transaksionet në cash mes bizneseve dhe konsumatorëve. Në total pritet të përfshihen 100 mijë subjekte (të gjitha përveç ambulantëve).

Shoqatat e biznesit dhe kontabilistët kanë kërkuar shtyrje të fazës së tretë dhe zbatimin e këtij procesi me faza, për të shmangur problematikat, që u konstatuan dhe në fazën e dytë./Monitor/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.